Shumë shpejt, artdashësit do të kenë mundësi të kënaqen me koncertin me programin më të mirë të shfaqur ndonjëherë nga Kori Siparantum, me dirigjent permanent Memli Kelmendi. Ky koncert do të mbahet në Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, më 3 mars, duke filluar nga ora 21:00. Çmimi i hyrjes është dy euro, të holla këto që do të kontribuojnë për udhëtimin e Korit Siparantum në Romë, gjatë muajit mars.
Kori Siparantum është i themeluar në bazë të një trashëgimie artistike të këndimit koral në Pejë, duke u krijuar nga vullneti i lirë i qytetarëve nga zona dhe kategori të ndryshme, pavarësisht nga mosha, gjinia, raca, feja dhe statusi shoqëror, me ëndrrën dhe angazhimin e njëjtë – për të dhënë dashuri, besim dhe shpresë si dhe duke i kënduar të gjithë atyre që besojnë në një të ardhme më të mirë të botës.