Grupi i Super-Vullnetarëve “Helping Hands of Prishtina”, të mërkurën (20 mars), prej orës 18:00, në Termokiss mbajnë koncert bamirësie për t’i ndihmuar fëmijët në Repartin e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare Të Kosovës (QKUK), me një dollap të mbushur me lodra, libra dhe fletore për ngjyrosje, i cili ka me u përdorë prej fëmijëve në Pediatri.
Nga ora 18:00 deri në ora 18:45 do të performoj LIve Fjolla Shaqiri , në ora 18:45 deri në ora 19:00 do të jetë pauza me pije dhe ushqim, kurse nga ora 19:00 deri në ora 20:00 do të performoj DJ Etrit Talla.