Komuna e Prishtinës do të ndajë 120 bursa për studentët që studiojnë në universitetet publike të Kosovës, për vitin akademik 2018 /2019.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik. Aplikacioni i kërkesës merret dhe më pas i plotësuar dorëzohet në sportelet e katit përdhes të Komunës së Prishtinës (ndërtesa e vjetër), çdo ditë pune prej orës 10:00 deri në orën 15:00.
Për detaje të tjera rreth ndarjes së bursave pë studentët mund të njiheni në vegzën e më poshtme:
http://prishtinaonline.com/uploads/konkursi_per_bursa_te_vitit_akademik_2018-2019.pdf