Performanca e mirë e vullnetarëve në aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”, ndihmoi Komunën e Gjilanit që të jetë fituese në fushën e pastërtisë, duke fituar një grant me vlerë prej 100 mijë euro, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Me këtë rast në një pornoncim për media, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ky grant është edhe një motiv shtesë për të punuar në mënyrë permanente për një ambient më të mirë.
“Pas grantit prej 300 mijë euro që e kemi marrë para ca ditësh nga organizata zvicerane DEMOS, lajmi i mirë është që kemi fituar edhe 100 mijë euro të tjera nga Ministria e Mjedisit për fushën e pastërtisë. Të dyja këto grante do të investohen në infrastrukturën publike dhe projekte për komunitetin”, ka thënë Haziri.
Komuna e Gjialnit vazhdon të mbetet model, sa i përket angazhimit në fushën e pastërtisë.