“Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë”- (KOMF) në mënyrë që të ndihmojë prindërit, kujdestarët dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve për zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve, ka hapur një platformë online “Afër Fëmijës”. Të interesuarit për këtë platformë, mund të gjejnë aty një numër të madh të aktiviteteve, këshilla, udhëzime, histori dhe diskutime për prindërit.
KOMF është themeluar në qershor të vitit 2011 dhe është një koalicion i 22 organizatave joqeveritare lokale dhe ndërkombëtare që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me një mision të përbashkët për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.
Për tu njohur më shumë rreth platformës “Afër Fëmijës”, ju mund të klikoni në këtë adresë elektronike: https://www.aferfemijes.org/?fbclid=IwAR2iuepAhk5eSPcte2T5gP8CH-rQzRvUZZMO9u42g1oHGZJN