Për student të dalluar që dëshirojnë të studiojnë në Kolegjin Evropian “JURIDICA”, do tu ofrohen 20 Bursa, për vitin 2018/2019.
Bëhet e ditur se këtë vit do të pranohet një numër i kufizuar studentësh për çdo program, duke synuar cilësi sa më të lartë të përgatitjes së tyre profesionale e shkencore.
Dhjetë Bursa do të ndahen për studentët të cilët studiojnë drejtimin ‘Juridik’, pesë Bursa për drejtimin ‘Kriminalistika dhe Siguria’ dhe pesë Bursa të tjera për drejtimin ‘Politika Publike dhe Menaxhment’.
Studentët e interesuar për këto lëmi të lartëpërmendura, mund të aplikojnë online në Kolegjin Evropian ‘Juridica’, përmes faqes së tyre zyrtare www.kolegji-juridica.org/new_web/apliko .