Në Kolegjin “AAB” sot (9 tetor) ka nisur edicioni i dytë i Panairi Vjeshtor të Librit “AAB 2019”, i cili do të zgjasë deri më 12 tetor.
Ky Panair ka sjellur në hapësirat e kampusit të Kolegjit “AAB” mbi 40 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe për herë të parë edhe botues ndërkombëtar, si: Pearson, Hueber dhe CLE International, të cilat do të ekspozojnë botimet e tyre më të reja para lexuesve dhe dashamirëve të librit.
Prorektori për Kërkime Shkencore në Kolegjin “AAB”, Hasan Saliu, gjatë ceremonisë hapëse tha se qëllim i këtij Panairi është që të bëjë bashkë botuesin dhe lexuesin, derisa njoftoi se do të promovohen tre libra shkencor.
“Ne kemi për qëllim që të bëjmë bashkë botuesin dhe lexuesin në këtë Panair, që tashmë është bërë i përvitshëm. Mund të themi që këtu në Kolegjin “AAB” e kemi një qytet të tërë lexuesish, rreth 20 mijë student. Pra, kemi lexues të shumtë që janë të rinj në moshë”, tha Saliu.
Gjatë këtij Panairi përveç prezantimit të mijëra titujve të librave dhe promovimit të librave të rinj janë paraparë edhe takime me shkrimtarë të njohur, punëtori të ndryshme dhe orë letrare.