Në kuadër të projektit “Përmirësimi i Aftësive të Rinisë për Menaxhim të Konfliktit” në komunat e Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut, Kamenicës dhe Fushë Kosovës, Klubi Edukativ Rinor “Sinergjia”, ka hapur dy pozita pune, mësimdhënës/e të gjuhës shqipe dhe serbe.
Të interesuarit, dokumentet e tyre mund t’i dërgojnë në këtë adresë elektronike: oeksinergija@gmail.com, deri më 24 tetor, në ora 12:00. Për informata më të detajuara, mund t’i referoheni dokumenteve, gjë gjenden në tri gjuhë, shqip, serbisht dhe anglisht, në: https://drive.google.com/…/1Pb_uWVE9fpGarYTso-OHP-5aS28bZw3s.
Klubi Edukativo Rinor “Sinergjia”, që nga maji i këtij viti, me mbështetjen e Danish Refugee Council (DRC) – financuar nga Swedish International Development Cooperation Agency (Sida), ka implementuar projektin “Përforcimi i Qëndrueshmërisë së Komunitetit ndaj Konflikteve”, në komuna me diversitet etnik, si në Mitrovicën e Jugut dhe të Veriut, Kamenicë dhe Fushë Kosovë.