Më 26 janar me fillim nga ora 19:00, në Kino Armata do të shfaqet skijimi i parë i realizuar në malin Shën Elias, “Mount St. Elias”, i cili vjen me titra në gjiuhën shqipe dhe gjermane dhe trajton terrenin e vështirë të këtij mali për të realizuar ngjitje në të. Mali i Shën Elias ndodhet në Gjirin e Alaskës dhe është subjekt i erërave të forta, të ftohta dhe shpesh edhe e stuhive të mëdha. Pavarësisht terrenit të vështirë, në vitin 2007 dy alpinistë nga Austria, Axel Naglich dhe Peter Ressmann, u bashkuan me një koleg nga Amerika, John Johnston, për të provuar diçka që nuk ishte bërë më parë – ngjitja në majën e malit të Shën Elias dhe skijimi në vijën vertikale më të gjatë, të në të cilën është tentuar për të skijuar ndonjëherë.
Shaqja e “Mount St. Elias”, vjen si bashkëpunim në mes të Kino Armata dhe Ambasadës Austriake në Prishtinë.