Kino Armata në Prishtinë ka vazhduar aktivitet duke promovuar kultura të ndryshme nëpërmes kinematografisë.
Në kuadër të projektit ‘Javët e Kulturës Hungareze’, ‘Ambasada e Hungarisë’ në Kosovë dhe ‘Kino ARMATA’, hapësira publike në Prishtinë, që promovon kulturë alternative dhe dialogun shoqëror, do të shfaqin disa prej punëve më relevante të autorëve bashkëkohor hungarez. Filmat do të paraqesin kulturën hungareze dhe do të shfaqen në ‘Kino Armata’ gjatë muajit nëntor të vitit 2019. Disa nga filmat që do të shfaqen janë: ‘The Witness’ me regji të Péter Bacsó, ‘Aurora Borealis’ me regjisor Márta Mészáros dhe ‘Ruben Brandt, Collector’ me regji të Milorad Krstic.
Të gjithë filmat do të shfaqen në gjuhën hungareze janë me titra në gjuhët shqipe dhe angleze.