Është kino më e re që i është shtuar kryeqytetit, mirëpo aktivitete të shumta po i sjell art dashësve çdo ditë. Gjithë ju që keni përfunduar pushimet verore, në muajin shtator, përveç rikthimit në obligimet e përditshmërisë, keni mundësinë që të jeni dëshmitar i shumë aktiviteve kulturore në Kino ARMATA, përveç filmave.
Përgjegjës për komunikim më media në Kino ARMATA, Alush Gashi, në një intervistë për Radio KFOR-in ka shpalosur detaje të programit të kinos:
“Përveç programit filmik i cili do të shpaloset gradualisht gjatë këtij muaji, do të ketë edhe program të ngjeshur muzikor. Me 8 shtator, të shtunën prej orës 9, do të mbahet koncerti i një bandi jazz-eksperimetal nga Beogradi “Hashima”, i cili e ka botuar albumin e dytë dhe vijnë për herë të parë në Kosovë, për të shfaqur muzikën e tyre. Gjatë shtatorit do të kemi edhe 4 kocerte të tjera. Do të kemi një solo koncert të Liburn Jupollit me 19 shtator, pastaj Erëmira Çitaku me projektin e saj “Trekandshi”, që e promovon me 27 shtator si dhe koncerte të tjera që po presin konfirmim”.
Kutjojmë se që nga dje në Kino ARMATA, ka filluar “Java e filmit francez”. Filmat që do të shfaqen janë në gjuhën franceze dhe qëllimi është që të njoftojnë publikun Kosovar, me punën kinematografike franceze.