Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Kino “ARMATA” kanë realizuar bashkëpunimin e radhës, i cili konkretizohet me shfaqje të disa prej veprave më të rëndësishme të regjisorëve amerikanë.
Filmat e serisë “Counterculture 101”, që merren si refuzim i normave shoqërore konvencionale në Amerikë gjatë viteve 1960, do të shfaqen në Kino “ARMATA” nga 15 deri më 18 tetor, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë.
Ky event do të nisë sot (15 tetor), nga ora 20:00, me ç ‘rast do të shfaqet filmi “Easy Rider” i regjisorit Dennis Hopper. Më pas, nesër (16 tetor) do të shfaqet filmi “Woodstock” i regjisorit Michael Wadleigh, ndërsa të enjten (17 tetor) do të shfaqet filmi “Zabriskie Point” nga Michelangelo Antonioni dhe të premten (18 tetor) shfaqet filmi “Two-Lane Blacktop” i regjisorit Monte Hellman.
Organizatorët kanë thënë se gjatë këtyre ditëve, Kino “ARMATA” do të bëhet një vend mësimi, sidomos për fillestarët dhe entuziastët, duke ofruar një pasqyrë të qartë për disa nga filmat dhe regjisorët më me ndikim gjatë asaj epoke.