Nga data 6 deri më 10 maj, Kino Armata për artdashësit do të ofroj shfaqjen e filmave bashkëkohor zviceran, të titulluar ‘NeoCinema_CH’. Repertoari do të përfshij shfaqje filmash, seanca pyetje dhe përgjigje, debate dhe masterclasse, të mbështetura nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.
Më poshtë lajmit mund t’i shihni filmat që do të shfaqen në Kino Armata:
Më 6 maj nga ora 19:00h, do të shfaqet filmi “Genesis 2.0” (2018),
më 7 maj nga ora 19:00h shfaqet filmi “War Photographer” (2001),
më 8 maj, nga ora 19:00, mund ta shihni filmin “Hotel Jugoslavija” (2017),
më 9 maj, nga ora 19:00 shfaqet filmi “FemalePleasure” (2018),
kurse më 10 maj do të shfaqet prapë filmi “Hotel Jugoslavija” (2017), nga ora 19:30 dhe po të njejtën ditë nga ora 20:30 do të shfaqet filmi “War Photographer” (2001).