Balkan Art Zone, Anibar dhe Kinema “Jusuf Gërvalla” nesër (8 Shkurt), organizojnë debutimin e “OneBeat Balkans”, një grup i përbërë nga 15 muzikantë nga Prishtina, Shkupi, Tirana, Beogradi, Novi Sadi, Zagrebi dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilëve do tu ofrohen vepra muzikore multidisiplinare si dhe po të njëjtit do të udhëheqin punëtori publike për të krijuar besim dhe për të inkurajuar zhvillimin ekonomik në rajon.
OneBeat Balkans, është një iniciativë e Departamentit të Shtetit Amerikan për Çështjet Edukative dhe Kulturore, prodhuar nga ‘Bang On A Can’s Found Sound Nation’ dhe Zona e Artit Ballkanik, Ambasada e SHBA në Prishtinë, Ambasada Amerikane në Tiranë, Ambasada Amerikane në Beograd, Ambasada Amerikane në Shkup dhe Ambasada Amerikane në Zagreb.