Në vazhdën e takimeve dhe vizitave të shumta që kanë ekipet e KFOR-it në Kosovë me të gjithë qytetarët, së fundi ky ekip ka vizituar edhe qendrën e “Gaia Kosovo”, në Graqanicë.
Qendra “Imaginatorium”, është ‘strehë kulturore’ ku çdo ditë zhvillohen aktivitete të shumta , nën mentorimin e mësuesve shqiptarë, serbë dhe romë.
Koordinajtorja e qendrës në fjalë, Mirjeta Shala, tregoi që në këtë qendër aftësohen me programe të ndryshme rreth 30 fëmijë të komunitetit romë e ashkali dhe ndër të tjera Radio KFOR-i mësoi:
“Unë jam Mirjeta Shatri dhe jam koordinatore e vullnetarëve në kuadër të Gaia- projekteve që i kanë në Graqanicë. Çka ne bëjmë në Graqanicë, është se kemi një qendër edukimi që quhet “Imaginatorium”, shkurt “Imag” dhe punojmë më fëmijë romë e ashkali këtu në mahallë që është në Graqanicë. Gjatë vitit kemi akivitete të ndryshme, po ashtu funksionojmë në bazë të projekteve të ndryshme, kemi pasë projekte të ndryshme për muzikë, për teatër, workshop-e të ndryshme, për të krijuar instrumente madje trajnime që i kemi bërë gjatë tërë vitit. Ndër gjërat që ne i bëjmë tash e tre vite janë workcampet d.m.th., kampet verore. Kampet verore zgjasin dy javë dhe pjesëmarrës javë vullnetarë nga vende të ndryshme të botës dhe bëjmë aktivitete, mbajmë matematikë, anglisht për gjatë dy javëve me fëmijët.”
Ndërsa, koordinatori Lois, që vjen nga Franca, për Radio KFOR-in po ashtu tregoi për rëndësinë e bashkëpunimit të komuniteve ndërmjet vete:
“Përshëndetje, unë jam Lois dhe jam coordinator i qendrës “Imaginatorium”, që prej një viti. Këtu ne bëjmë gjëra të ndryshme për fëmijët adoleshentë. Këtë vit ne jemi munduar të fokusohemi shumë më shumë në aktivitete artistike sepse e kemi parë që ka mudësi të mëdha për këta fëmijë në të ardhmen. Stafi ynë është vërtetë multietnik, vijnë nga vende të ndryshme, nga etni të ndryshme në Kosovë dhe ata janë duke dhënë kontributin e tyre. Këtu në “Imaginatorium”, është një shembull i kësaj pasi mësuseit vijnë nga tri enti në Kosovë: mësues shqiptarë, serbë e romë”.
Një nga fëmijët që vjen çdo ditë në qendër është edhe Hamit Sherifovic, i cili vlerëson shumë njohuritë që merr në këtë qendër:
“Unë jam Hamit Sherifovic, vijë nga Graqanica dhe jam 15 vjeçar. Jam pjesë e qendrës qe 2 vite. Së pari kam dëgjuar për “Gaia” në shkollë. Këtu është një vend për t’u relaksuar, për të mësuar dicka që nuk e kemi ditur më parë . Unë kam mësuar të flas anglisht, kemi vizituar shumë vende. Ne kemi mësues shqiptarë e serbë dhe kur jemi bashkë, ne mund të bëjmë një të ardhme të re së bashku apo si ekip.”
Krahas komuniteve në Kosovë, qendra në fjalë vazhdimsht ka edhe vullentarë që vijnë nga e gjithë bota:
“Përshëndetje, unë quhem Andrea Zavala, jam nga Meksika dhe jam 23 vjeçare. Jam vullnetare në “Gaia” për 2 javë. Ndjenja që kam këtu është e papërshkrueshme sepse është shumë mirë këtu, shumë ngrohtë dhe jemi gjithmonë falënderues, gjë që unë e dashuroj.”
“Image” është njëra ndër qendrat e shumta që ka “Gaia Kosovo” gjithandej vendit, përmes të cilave sjell projekte të shumta shumë etnike gjithëpërfshirëse.