Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, ka bërë të ditur se shumat prej 1 euro dhe 50 cent, do të jenë çmimet e reja të parkingjeve në Prishtinë.
Përveç çmimeve, Restelica, ka bërë të ditura edhe detaje tjera sa i përket parkingjeve në kryeqytet: “Në zonën qendër parkingu tek kafet e vogla do të jetë 1 euro ora. Po ashtu, një veturë nuk mundet me qëndru më shumë se dy orë ose duhet me lëviz makinën nga vendi, apo duhet ta dërgojë në një parking tjetër. Pagesa e parkingut do të bëhet edhe përmes SMS-ve, pasi ta publikojmë aplikacionin në telefon, e po ashtu pagesa mund të bëhet edhe në kioska të qytetit. Në parkingje, do të ketë tabela njoftuese për vendet që janë për banorë të lagjes. Në zonën qendër, çmimi do të jetë 10 euro në muaj për banorët, në zonën dy e cila rrethon qendrën, ky çmim do të jetë 7 euro muaji, ndërsa në zonën e tretë, e cila rrethon zonën dy, çmimi do të jetë 5 euro në muaj.”
Z. Restelica, ka ftuar gjithashtu të gjithë ata që shfrytëzojnë parkingjet publike, që të regjistrohen, në mënyrë që të mos gjobiten nga inspektorët për keq shfrytëzim të këtyre hapësirave.