Rave Live Session është transmetimi javor, i mundësuar nga Win Music Freedom, ku çdo javë ju argëtojnë DJ të njohur lokal dhe botëror.
Këtë të diel, DJ Algorithm, do t’ju befasoj me muzikë të mirë të përzgjedhur vetëm për disponimin tuaj.
Algorithm është një emër i njohur në skenën lokale undeground në Bullgari. DJ Algorithm mund të themi se nuk i takon vetëm një stili të caktuar muzikor, me që zhanri që na e sjell ai është i thellë dhe melodik, duke kaluar nga muzika house në atë techno.
Ai njihet si një adhurues i vërtetë i vinyl records (Disqeve të vjetra) dhe ju shpesh mund ta shihni atë duke luajtur vetëm me vinyls. Algorithm është një artist ndryshe nga të tjerët, i cili gjithashtu do të performoj një set pak më ndryshe, nga ata DJ që jemi mësuar ti shohim deri më sot.
Shijoni këtë performancë këtë diel, nga ora 21:00 në platformën Rave, Win Music Freedom Ks si dhe në Radio KFOR në faqen zyrtare në Facebook.