Kanë mbetur edhe tre ditë për të përfunduar edicioni i këtij festivali për këtë vit ‘Chopin Piano Fest 2019’, gjersa artistë të famshmëm botërorë kanë qenë pjesëmarrës edhe me masterklasë.
‘Chopin Piano Fest Prishtina 2019’ ka filluar që nga 8 prilli dhe do të mbyllet këtë vikend, më 28 prill. Organizatorët e festivalit kanë ndarë një ditë të veçantë për studentët e pianos të Universitetit të Prishtinës, ku dhjetë prej tyre kanë luajtur në piano.
Sonte (26.04.19), është paraparë skena Juvenis, ndërsa në ditën vijuese skena do ti ndahet talentëve të rinj të muzikës klasike.
Dita e diel apo nata e fundit e këtij festivali, 28 prilli, i ndahet dy artistëve, Stefan Vladar, dirigjent dhe pianist nga Austria dhe tenorit nga Shqipëria e që jeton dhe punon në Itali, Josif Gjipali.