Këtë të shtune (18 maj), do të organizohet sfida e parë për vizualizimin e të dhënave të qeverisë e cila do të organizohet nga Ministria e Administratës Publike, Agjencia për Shoqërinë e Informacionit (AIS) në partneritet me Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK) dhe mbështetjen e Open Data Kosovo (ODK).
Sfida do të shpërblej mendjet e ndritshme që mund të prodhojnë vizualizime të të dhënave që gjenerojnë perspektiva të reja mbi përdorshmërinë e të dhënave të hapura dhe vendimeve të nxitura nga të dhënat.