Sivjet shënohet përvjetori i 10-të i ‘Love Plus Streetball’, që organizohet nga ‘Organizata Kosova Population Fundation’ (KOPF) dhe kësaj radhe vijnë me një edicion special.
‘Love Plus Streeball 2019’ tashmë ka bërë përgatitjet e nevojshme dhe fton të gjithë adhuruesit e streetball-it, që të marrin pjesë në edicionin special të këtij viti. Ngjarja organizohet me 4 maj, te koshat e Gërmisë dhe do të jetë me plot përballje interesante sportive e përcjellur me muzikë, pije e ushqim, krejtësisht falas. Do të ketë edhe shpërblime dhe dhurata interesante për tri vendet e para dhe lojtarët më të mirë.
Në vitet e kaluara, organizatorët kanë ngritur tenda informuese dhe vetëdijësuese për rininë, për rreziqet e përhapjes së HIV/AIDS-it, Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme dhe shtatzënive të padëshirueshme. Për të rezervuar një vend për ekipin tuaj në ‘Love Plus Streeball 2019’, ju mund të kontaktoni në numrin 044 861 261.