Në ‘Ditën Ndërkombëtare për Zero Diskriminim’, UNAIDS po sfidon diskriminimin me të cilin përballen gratë dhe vajzat në të gjithë botën, në mënyrë që të ndërgjegjësojnë dhe të mobilizojnë veprime për të promovuar barazinë dhe fuqizimin për gratë dhe vajzat.’Dita e Diskriminimit Zero’ e cila shënohet çdo vit me datën 1 Mars, thekson se si njerëzit mund të informohen dhe të promovojnë përfshirjen, dhembshurinë dhe paqen. Në këtë ditë festojmë të drejtën e secilit për të jetuar një jetë të plotë dhe produktive dhe ta jetojmë atë me dinjitet.
– Kjo ditë po shënohet edhe në Kosovë, është Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Kërkim ‘SIT’, që po ndërmerr aktivitete në këtë ditë, për të cilat na informoi, zyrtarja për komunikim dhe avokim në këtë organizatë, Njomza Berisha, e cila për Radio KFOR-in tha: “Me datën 1 Mars do të bëjmë shënimin e ‘Ditës Ndërkombëtare Zero Diskriminim‘. Nga ora 12:00, në sheshin e Prishtinës, do të bëjmë një aksion në rrugë, që tregon se kjo ditë shërben si një fushatë vjetore globale që promovon diversitetin, rikujton dinjitetin dhe vlerën e barabartë të çdo qenie njerëzore , gjithashtu u kërkon shteteve të mbrojnë ligjet dhe ti shfuqizojnë ato ligje që bëjnë diskriminim sidomos në kuadër të komuniteteve shoqërore. Për këtë aktivitet do të kemi edhe pjesëtarë të komunitetit serb që do të vijnë nga Mitrovica Veriore, përmes partnerëve tanë atje, mirëpo do të ketë pjesëmarrës edhe nga komuniteti romë dhe nga komunitete tjera.”
Tema e këtij viti do të ketë në qendër të vëmendjes ‘Diskriminimin e lidhur me gratë dhe vajzat e prekura me HIV’, ku statistikat e fundit tregojnë se çdo javë në botë rreth 6.000 gra dhe vajza të moshave 15-25 vjeç, infektohen me këtë virus.