Në Maqedoninë e Veriut do të organizohet ‘Festivali i Filmit të Shkurtër Drim’, i cili pritet të mbledh film bërës nga e gjithë bota, për të krijuar një urë lidhëse për artistët dhe të forcoj marrëdhëniet multietnike në rajon.
ForumZFD, një organizatë gjermane që synon të promovojë dialog multietnik, të kapërcejë ndarjet etnike në shoqëri dhe punon për ballafaqimin me të kaluarën konfliktuale, po e organizon edicionin e katërt të këtij festivali, në bashkëpiunim me ‘Drim Short Film Festival’, duke filluar nga data 13 deri me 15 nëntor, 2020.
Edicioni i këtij viti do të organizohet në formatin online, ndërkaq Radio KFOR-i për të mësuar më shumë rreth qëllimit të këtij festivali, ka zhvilluar një intervistë me projekt menaxheren e projekteve në ForumZFD, Drim Neal Raimi, e cila ndër të tjera tha: “Në edicionin e këtij viti me iniciativën e forumZFD, festivali do t’i kushtojë një pjesë të programit temës që trajton të kaluarën. Përmes këtij edicioni, ne synojmë të inkurajojmë të rinjtë të zhvillojnë vetëdijen për çështjet kryesore shoqërore që lidhen me këtë temë, duke zgjuar aktivistin në vetvete, duke përdorur filmin si një mjet artistik. Qëllimi i programit Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Diskutimi në Panel në internet, është të inkurajojë diskutimin midis krijuesve të filmave dhe artistëve mbi tema të diskutueshme dhe kritike.”
Tema e festivalit të këtij viti është ‘The Past Has to End’.