Me kërkesë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Rrjeti i Grave të Kosovës ka hulumtuar dhe ka shkruar Analizën Gjinore të Kosovës, e cila do të prezantohet me datën 3 tetor, në orën 14:15, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Analiza Gjinore e Kosovës ofron informata aktuale mbi gjendjen e burrave dhe grave në sektorë të ndryshëm, duke filluar nga bujqësia, ekonomia, energjia, mjedisi dhe drejtësia.
Analiza në fjalë do të informojë donatorët, organizatat ndërkombëtare dhe aktorët lokalë të shoqërisë civile, lidhur me përparimin e barazisë gjinore në Kosovë.