Të rinjtë e të rejat me ide biznesi dhe të etur për ndërmarrësi, e kanë rastin të takohen dhe të zhvillojnë projektet e tyre, ndërmjet datave 24 dhe 26 Maj, në hapësirat e qendrëes ‘Innovation Centre Kosovo’ (ICK), ku edhe pritet të zhvillohet gara më e madhe në botë ‘StartupWeekend’. Kjo garë është 54 orëshe dhe për synim kryesor ka edukimin e ndërmarrësve të rinj nga sektorë të ndryshëm.
Nga e premtja e 24 Majit, deri të dielen, 100 të rinj nga qytete të ndryshme të Kosovës do të krijojnë ekipe, do të bashkojnë forcat me bashkëmoshatarë dhe do të zhvillojnë idenë për biznesin që mëtojnë ta zhvillojnë në të ardhmen. ‘StartupWeekend’ është mundësi unike për të testuar shkathtësitë dhe idetë para daljes në treg, nëpërmjet inovacionit, rrjetëzimit dhe edukimit.