‘Global Game Jam’ është ngjarja më e madhe në botë e krijimit të lojërave dhe këtë vit po zhvillohet për herë të dytë nga Girls Coding Kosova dhe komuniteti i Kosovo Game Developers në Kosovë. Ngjarja ma e madhe në botë në krijimin e lojërave kompjuterike do të mbahet në ambientet e Kolegjit AAB, nga data 31 janar, deri më 2 shkurt 2020. Kjo ngjarje globale e cila ka për qëllim zhvillimin e ideve në krijimin e lojërave, mirëpo përveç kësaj edhe ndarjen e përvojave në mes të apasionuarve të teknologjisë.
Organizatorja e këtij eventi nga Girls Coding Kosova, Alborita Mehana, ditë më parë na dha detaje shtesë rreth këtij organizimi: “Ngjarja ‘Global Game Jam’, do të organizohet në 115 shtete në 911 lokacione të botës. Është ngjarje që mbledh programerë, dizajnerë, artistë dhe gamer-a (lojëtar) për të zhvilluar/programuar lojë të ndryshme me një temë të caktuar, brenda 48 orëve.”
Të gjithë të interesuarit mbi 18 vjeç që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj ngjarje, duhet të regjistrohen përmes formës së aplikimit në faqet zyrtare të Girls Coding Kosova, në Facebook dhe Instagram.