Edhe para periudhës së COVID-19, takimet në distancë po bëheshin shumë të shpeshta. Edhe pse akoma po diskutohet efikasiteti i takimeve online, studimet tregojnë që kjo praktikë mund të rrisë produktivitetin dhe bashkëpunimin mes ekipit. Duhet të siguroheni që çdokush që merr pjesë në takim, është duke ndjekur rregullat e takimeve virtuale. Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë. Para se të caktoni një takim, krijoni një agjendë dhe shpërndajani të ftuarve paraprakisht. Agjendat e zakonshme kanë këto elemente kryesore:
- Organizuesi i takimit, data, ora, lokacioni dhe qëllimi.
- Objektiva kryesore që duhet të arrihet
- Përgjegjësitë e secilit
- Plani i punës së takimit
- Koha për secilën pikë
- Follow-up me pjesëmarrësit
Para se të filloni të diskutoni për punën, shpenzoni disa minuta për t’i bërë disa pyetje që nuk kanë lidhje me punën të gjithë pjesëmarrësve. Nëse në telefonatë keni njerëz që nuk njihen me njëri-tjetrin, lërini të prezantohen për rolin e tyre dhe përgjegjësitë.