Përkujdesja e lëkurës gjatë stinës së dimrit ndryshon nga përkujdesja e lëkurës gjatë stinën së verës, ngase në dimër lëkura është më e ekspozuar ndaj temperaturave të ulëta dhe erërave të ftohta, në të cilat lëkura reagon me humbje të lagështisë dhe irritimit të lëkurës.
Në lidhje me ruajtjen dhe mirëmbajtjen e lëkurës gjatë stinës së dimrit, Radio KFOR-i intervistoi estetën mjekësore, Dr. Dialeta Dauti, e cila për dëgjuesit dhe lexuesit tanë ofroi disa këshilla: “Mirëmbajtja e lëkurës në stinën e dimrit konsiston në këto procedura: Pastrimi i lëkurës me qumësht për pastrim, toneri balancues i PH-së, kremi hidrant dhe ai mbrojtës ndaj diellit. Kjo do të ishte një mirëmbajtje bazike për lëkurë normale, pa gjendje të tjera shëndetësore, ndërsa tek llojet tjera dhe gjendjet tjera të lëkurës duhet të konsultoheni me ekspertin përkatës. Gjatë dimrit preferohen edhe disa procedura, siç janë: pillingjet kimike me acide, mezoterapia si dhe përdorimi i maskave për fytyrë, që kanë për qëllim të bëjnë një rehidrim të mirëfilltë të lëkurës në këtë stinë dimri.”
Mos hyni në farmacinë e parë që gjeni, për të marrë një krem për lëkurën tuaj, sepse ajo kremë mund të mos vlejë fare dhe është shpenzim i hedhur dëm, sipas dermatologëve para se të vendosim që të marrim një kremë, duhet të këshillohemi se çfarë lloj lëkure kemi.