Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO Energy), nesër (24 janar) në Qendrën e Ndërmarrësisë & Inovacionit “Venture UP”, nga ora 11:00, do të mbaj diskutim të hapur rreth kursimit të Energjisë Elektrike.
Ligjërata në fjalë ofron më shumë informacione rreth zhvillimit të BRE-ve (Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë) në Kosovë, pajisjeve të cilat përdoren në shtëpi, te cilët janë shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike dhe poashtu do të diskutohet për mënyrat më të mira për shfrytëzimin e energjinë elektrike.
Diskutimi do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit dhe pas përfundimit të diskutimit të hapur do të ketë një koktej rasti për pjesëmarrësit.