Pas gjashtë apo shtatë orë punë, patjetër që secili person ka nevojë për pak relaks. Një gjë të tillë e ka menduar edhe Radio KFOR-i, duke ofruar emisionin argëtues, ‘Keni Kërkuar – Dëgjoni!’ i cili realizohet çdo ditë nga ora 14:00 deri në ora 17:00.
Duke llogaritur që Radio KFOR-i ka aq shumë dëgjues gjithandej në botë, përgjatë këtyre tri orëve, kërkohen këngë të ndryshme të cilat përmbushin kërkesat dhe pritshmëritë e të gjithëve, të atyre që janë në shtëpi, në punë, në veturë apo kudo tjetër.
Këngën tënde të preferuar mund ta dëgjosh edhe ti, në ‘Keni Kërkuar – Dëgjoni!’, duke dërguar porosi, si: në numrin 049 950 950, i njëjti edhe në ‘Viber’, në Instagram ‘radiokforshqip’, në Facebook, ‘Radio KFOR 90.2 Shqip’, apo edhe përmes grupit ‘Radio K4 Shqip 90.2 FM’.