Këndi amerikan në Prishtinë ka organizuar aktivitete të shumta për të shënuar rëndësinë e historisë Afriko-Amerikane në botë. Sot (27.02.20) duke filluar nga ora 16:00 në hapësirat e ‘Këndit Amerikan’, do të organizohet prezantimi përmbyllës i muajit Afriko-Amerikan.
Në një bisedë për Radio KFOR-in asistentja e programve në ‘Këndin Amerikan’ Fitore Misini, tregoi për prezantimin që do të mbahet sot: “Në vazhdën e aktiviteteve për të shënuar muajin shkurt, që njihet si muaji Afriko-Amerikan, këndi Amerikan sot mban një prezantim me Lauren Hanna, hulumtuese – bursiste e programit Fulbright. Ajo do të flas për rëndësinë që ka ky muaj për Shtetet e Bashkuara dhe për ligjet e Jim Crow, si u miratuan ato, çfarë domethënie kishin për afriko-amerikanët dhe si ndikuan në Shtetet e Bashkuara që janë sot. Ky event është i hapur dhe i ftojmë të gjithë ata që janë të interesuar të mësojnë për këtë temë të na bashkohen sot në Këndin Amerikan. Për ata që nuk e dijnë, Këndi Amerikan ndodhet në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Pjetër Bogdani.
Këndi Amerikan në Prishtinë vazhdimisht organizon aktivitete për të rinjët duke kontribouar në edukim dhe duke organizuar ngjarje të ndryshme edukative.