Këndi Amerikan në Prishtinë, me datën 14 shkurt, ofron një mundësi të mirë për të gjithë të interesuarit që duan të mësojnë më shumë rreth strategjisë së marketingut dixhital, duke ofruar prezantimin “Rritni fillimet tuaja nëpërmjet Marketingut Dixhital”, nga ekspertët e ‘GIST TechConnect’.
Në këtë prezantim marketingu dixhital, ekspertët do të shpjegojnë ndër të tjera edhe optimizmin e motorëve të kërkimit, reklamat me pagesë dhe shfrytëzimin e grafikës dhe videove për të arritur audiencat e synuara.