Super vullnetarët e shkollës ‘Zenit’, në bashkëpunim me organizatën “Toka”, organizojnë sot (17.04.2019), aktivitete të larmishme në dramë, poezi, monolog, muzikë dhe valle. Siç njoftojnë organizatorët, së shpejti Grupi i SV-Zenit do të implementoj projektin e tyre të parë vullnetarë, ku çdo ndihmesë e juaj mund të kontribuojë në realizimin e tij. Grupi i Super-Vullnetarëve të shkollës “Zenit” është i krijuar nën përkrahjen e TOKA-s në Prishtinë, e cila është lidhur në partneritet më një organizatë Rumune të quajtur “New Horizons”. Super vullnetarët mbajnë takime javore dhe gjatë tyre përdorin materiale të New Horizons dhe Impact program.