Rubrikën ‘Artist i Ditës’, sot e kemi rezervuar për një nga figurat më të njohura në muzikën bashkëkohore, Beyonce. E lindur në Houston të Texasit, emri i saj i vërtetë është Beyonce Giselle Knowles, e cila arriti famë në fund të viteve të ’90-ta, si anëtare kryesore e grupit pop dhe R&B, Destiny’s Child dhe në dekadën e ardhshme nisi karrierën solo me albumin e saj ‘Dangerously in Love’, në vitin 2003. Ky album preku majat e top listave botërore me këngët ‘Crazy in Love’, pastaj kënga e saj ‘Single Ladies’ dhe ‘Irreplaceable’ . Në këtë album ajo kishte bashkëpunime të shumta me artistë të ndryshëm, siç janë Sean Paul, Missy Elliott, OutKast’s Big Boi dhe bashkëpunimi i famshëm me reperin Jay-Z, me të cilin përfundoi në një lidhje romantike. Ky album pa dyshim hapi dyert e sukseseve të këngëtares duke fituar edhe pesë çmime Grammy, në vitin 2004. Në vitin 2005, Destiny’s Child u ribashkua edhe njëherë duke lansuar albumin e tyre ‘Destiny Fulfilled’ dhe pas disa koncertesh së bashku, ato u shpërbën përgjithmonë. Në vitin 2011, Beyonce u nominua për 10 çmime Grammy. Top lista e famshme Billboard, e vlerësoi atë, si artisten me albumet më të shitura të dekadës.
Diva e muzikës Pop – Beyonce, u bë nënë për herë të parë kur në jetë solli vajzën e saj Blue Ivy Carter, në vitin 2012, mirëpo kjo nuk e pengoi atë për të vazhduar me projekte muzikore. Disa muaj pas lindjes ajo performoi në shumë koncerte në Amerikë dhe ishte e ftuar në inaugurimin e shpalljes së Presidentit, Barack Obama. Në vitin 2013 ajo publikoi dokumentarin mbi jetën e saj ‘Life Is But a Dream’. Në shkurt të vitit 2014 këngëtarja ishte nominuar për 5 çmime Grammy, duke fituar tri prej tyre që përfshinin këngën më të mirë dhe performancën më të mirë në zhanrin R&b për këngën ‘Drunk in Love’.
Në vitin 2018, disa muaj pasi kishte sjellë në jetë dy fëmijët e saj, Beyoncé dhe Jay-Z, lasnuan albumin e tyre të përbashkët ‘Everything Is Love’, që pikërisht fliste për komunitetin afro-amerikan dhe pabarazitë e tyre në shoqëri.
Beyonce ndryshe njihet edhe si artiste multidimensionale e suksesshme edhe si aktore, mirëpo fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare edhe në muzikë. Ajo arriti që përmes muzikës dhe artit, të kthehet në një artiste të madhe botërore dhe inspirim për shumë njerëz në botë. Projekti i saj i fundit u lansua në vitin 2019, një album me 40 këngë të reja të këngëtares. Ajo së fundmi ka përfunduar xhirimet në studio për kolonën zanore të filmit ‘The Lion King’.
Me këtë këngë, këngëtarja është nominuar për çmimin Grammy dhe Oscar.