Këngëtarja, Gwen Stefani, ka lindur më 3 tetor, të vitit 1969, në Orange County të Kalifornisë. Ajo ka ka një motër të quajtur Jill dhe dy vëllezër Eric dhe Todd. Si vajzë e re, Gwen, kishte filluar punën si pastruese e dyshemeve në një lokal, ndërsa karriera e saj e këndimit filloi në vitin 1986, kur vëllai i saj Eric, së bashku me mikun e tij, John Spencer, themeluan grupin muzikor “No Doubt”.
Përtej aktivitetit të saj me “No Doubt”, Gwen u njoh edhe për karrierën e saj solo. Ajo u bë shumë e famshme për duete të njohura, si me artistin “Moby” dhe këngën “Southside” me rap këngëtaren Eve, me këngën “Let Me Blow Ya Mind”, madje ajo u bë artistja e parë në histori që fitoi dy çmime për ‘Videon më të Mirë në kategorinë e Meshkujve’, dhe ‘Videon më të Mirë në kategorinë e Femrave’, në ‘Video Music Awards’, në MTV, në vitin 2001.
Gwen, regjistroi albumin e saj të parë solo, të cilin e titulloi “Love Angel Music Baby”, i publikuar në Amerikë, më 23 nëntor, të vitit 2004, me të cilin arriti shitje mbi 1.000.000 kopje, vetëm pas katër javësh të daljes së tij në treg. Këtu Stefani, filloi një epokë të re në karrierën e saj të bujshme dhe me shumë hite.
Ajo e sfidoi veten edhe si trajnere ne garën për talent, në vitin 2014, iu bashkua spektaklit televiziv “The Voice” si trajnere, duke zëvendësuar përkohësisht, këngëtaren Christina Aguilera. Më vonë gjatë vitit, ajo tha se po punonte njëkohësisht në një album me grupin “No Doubt” si dhe në një album solo. Ajo punoi me bashkëpunëtorin e saj të “The Voice”, Pharrell Williams, për projektet e saj solo “Baby Don’t Lie” dhe “Spark the Fire”.
Nga Albumi “The Sweet Escape”, Kënga e parë nga ky album ishte “Wind It Up”, e që i mundësoi numrin 3, në top listën muzikore Amerikan, Billboard Hot 200, kurse dy këngët tjera më të njohura ishin “The Sweet Escape” dhe “4 AM in the Morning”, të cilat rritën shitjen e albumit që arriti në 2 milion kopje të shitura në mbarë botën.
Liderja e No Doubt, për momentin është duke u angazhuar në spektaklin “The Voice”, ndërsa sezoni i 20-të me radhë ku përsëri pritet të marr pjesë këngëtarja Gwen Stefani, pritet të fillojë në pranverën të këtij viti, 2021.