Vetëm edhe sot (5 gusht), kanë kohë për të aplikuar vajzat e moshës 18 dhe 26 vjeç, për tu bërë pjesë e Kampit të Avokimit, që do të organizohet për dy fundjavë radhazi ,17-18 gusht dhe 24-25 gusht, në Prizren.
Kampi në fjalë, organizohet nga UN Women- Kosova, si pjesë e projektit të përbashkët “Fuqizimi i Rinisë për një Ardhmëri të Qetë, të Pavarur dhe të Qëndrueshme në Kosovë / YouthForKosovo”, i mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara, për ndërtimin e paqes ,dhe zbatuar nga UN Women, UNDP-UNV dhe UNICEF.
Përgjatë trajnimeve, vajzat pjesëmarrëse do të kenë mundësi t’i zgjerojnë njohuritë e tyre përmes trajnimit të ekspertëve, duke u bërë avokues aktivë si dhe të mësojnë t’i adresojnë çështjet së bashku, që zëri i tyre të dëgjohet.
Aplikimet për pjesëmarrëset ofrohen në tri gjuhë, anglisht, shqip dhe serbisht. Aplikimi në shqip bëhet në këtë adresë elektronike: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSek1xN67_sE2GrB5hYHr_03RqTONCKaoz9H7HZv8edPvx4ZjQ/viewform?usp=sf_link