Kafeja për njeriun përbën një rutinë të përditshme dhe pothuajse për çdo të rritur është e pashmangshme pirja e saj, mirëpo ka të tillë që posa të zgjohen, pa konsumim të kafesë nuk mund ta nisin ditën.
E pikërisht me datën një tetor (E hënë), 77 shtete anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Kafeneve dhe dhjetra shoqata të kafesë nga e gjithë bota, bashkohen për festimin e ‘Ditës Ndërkombëtare të Kafesë’.
Në mesin e miliona njerëzve nga i gjithë globi që janë adhurues të kafesë, bën pjesë edhe zonja nga Prishtina, Drita Breznica, të cilës pirja e kafesë i sjell relaks shpirtëror.
“Për mua kafeja është shumë e dobishme, meqenëse posa të zgjohem më shërben që të kthjellem dhe t’i vijoj obligimet e mia në mënyrë tejet produktive. Kam përshtypjen që pa kafenë time të mëngjesit nuk do të mund ta nisja ditën mbarë”.
Përdorni imagjinatën tuaj dhe argëtohuni duke krijuar ngjarje dhe aktivitete të dedikuara për pijen më të preferuar në botë, kafenë.