Në mëngjesin e sotëm (25.03.20), ka ndërruar jetë aktorja e njohur kosovare, Leze Qena.
Lajmin për Radio KFOR-in e ka konfirmuar zëdhënësi për media në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, i cili tha: “Ju konfirmojmë se nga data 6 mars, e ndjera aktorja Qena, ka qenë në mjekim intensiv dhe përkundër kujdesit maksimal nga stafi jonë, ajo ka vdekur sot në ora 09:50, në mjekimin intensiv qendror. ”
Aktorja Qena, ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare, ndërsa ishte e njohur për role të shumta në teatër, film e seriale vendore si dhe ishte njëra ndër aktoret më të dashura për publikun.