Platforma gjithëpërfshirëse për nxënësit e shkollave të mesme për të diskutuar, eksploruar dhe mësuar rreth teknologjisë, ndërmarrësisë, shkencës dhe inovacionit “Junior Geeks” fillon sot (21.02.19), nga ora 14:00, në Shkollën Amerikane të Kosovës (Newborn campus), në Prishtinë. “Junior Geeks” synon të ndihmojë të rinjtë të marrin parasysh programet dhe karrierat e orientuara tek teknologjia si dhe të identifikojnë frymën e tyre sipërmarrëse dhe është e financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Qendrës së Inovacionit në Kosovë.