Dimri është këtu, temperaturat e ulëta gjithashtu, miërpo bora po na mungon të gjithëve. Prandaj, drejtohuni nga malet ku përfitimet do të jenë të shumëfishta, do të merrni frymë në ajër të pastër, do të argëtoheni me gjithë familjen dhe madje do të shijoni edhe dëborën. Sezoni i skive në Brezovicë është i hapur me dëborën e parë dhe shumë turistë e kanë përzgjedhur këtë vend që të argëtohen.
“Përgatitja e mirë e shtigjeve dhe interesimi i madh i skiatorëve, ka bërë që rezultati i ‘Ski Center’ në Brezovicë, të tejkalojë rezultatin e vitit të kaluar në fillim të sezonit, ku gjatë fundjavës ka mijëra turistë”, theksoi për Radio KFOR-in, menaxher i Shërbimit të Skive Brezovica, Sasa Ilic dhe shtoi:”Ka rreth 30 cm dëborë në Qendrën e Skive Brezovica, janë në funksion dy teleferikë të mëdhenj, Livadhi i Madh dhe Porta e Luanit si dhe një ashensor skish në Hotel Molika. Aktualisht kemi turistë nga Kosova, kemi shumë skiatorë që vijnë nga Shqipëria. Për Vitin e Ri, ne patëm një grup skiatorësh nga Beogradi, të cilin po e presim edhe tani në këtë fundjavë.”
Sipas Z. Ilic, aktualisht, të gjitha shtigjet janë të hapura për skijim në Brezovicë dhe ka borë të mjaftueshme. Të gjitha informacionet në lidhje me këtë vendpushim për skijatorët dhe të apasionuarit ndaj maleve dhe dëborës, informacione shtesë mund të gjeni në faqen ‘Brezovica.info’.