Sporti ndihmon të rinjtë të bëhen kontribuues më të mirë të shoqërisë, i ndihmon ata të përmirësojnë ndërveprimin e tyre shoqëror, të rris besimin e tyre dhe të përmirësojnë aftësitë dhe shëndetin e tyre.
Një shembull i tillë është edhe 15 vjeçari, Jon Jakupi, i cili për Radio KFOR-in tregoi se me sportin e tenisit merret që nga mosha 8 vjeçare, duke ushtruar nga 16 orë në javë. Për katër vite me radhë, Joni, përfaqëson Kosovën për grupmoshat U12 dhe U14, në vende të ndryshme, si: në Çeki, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi etj.
Sportisti, Jon Jakupi, ka një mesazh për të rinjtë: “Të rinjtë duhet të merren me sport, sepse sporti është së pari i shëndetshëm, të bën më fleksibil, të bën person të qetë dhe të largon nga veset e këqija.”
Së fundmi, Joni morri edhe çmime të tjera, si: Kampion i Kosovës në U14, në vitin 2019, po në këtë vit ai fitoi edhe çmimin “Tenisti i Vitit”. Mirëpo, kjo nuk është e tëra, dy vite më herët Joni u shpall edhe nën kampion në “Albanian Bowl 2017”, për grupmoshën U12.