Në kohën kur obeziteti mbetet kryefjala e shumë shqetësimeve që njerëzit kanë kudo në botë, praktikimi i ushtrimeve fizike dhe konsumimi i një ushqimi të shëndetshëm e të mirë balancuar, janë shpëtim nga kjo situatë. Sot (21.06.21), shënohet ‘Dita Botërore e Jogës’, me qëllim të përhapjes së ndërgjegjësimit për efektet pozitive që ka praktikimi i këtyre ushtrimeve fizike, në shëndetin e njeriut.
Këtë e pohon edhe vet Instruktorja për pilates, yoga edhe tabata, znj. Fitore Gashi-Merovci, e cila për Radio KFOR-in ofroi një perceptim interesant për këtë disiplinë: “Joga nuk është religjion. Është shkencë, shkencë e mirëqenies, shkencë e rinisë, shkencë e trupit, mendjes dhe shpirtit integrues. Prandaj do të ju rekomandoja të gjithëve, që të praktikoni joga, për një trup dhe mendje sa më të shëndoshë.”
Praktimi i jogës, sjell një sërë benefitesh shëndetësore në organizmin tonë, është ideale për problemet me tension, dhimbjet e kokës, ndihmon në minimizimin e stresit, rrit fleksibilitetin, përmirëson ekuilibrat në trup, ulë tensionin e gjakut, forcon kockat, përmirëson sistemin imun dhe qetëson mendjen.