Shoqata Bëmirëse ‘Jetimat e Ballkanit’, nesër (28.12.2019) do të organizojnë një event madhështor bemirës, ku do të dhurohen 128 çelsa për shtëpi të reja për familjet nevojtare. Kjo ngjarje humanitare do të mbahet në palestrën sportive Sezai Surroi, në Prizren dhe fillon në orë 13:00.
Në event do të marrin pjesë edhe shumë personalitete të njohura nga skena artistike, politike dhe sportive. Sipas organizatorëve, kjo ditë (28 dhjetor), do te jetë një ditë e veçantë dhe e pa harruar edhe me shumë surpriza të tjera.