Janë bërë të çdo ditëshme nismat dhe aktivitetet e të rinjëve tanë, kreativiteti i të cilëve po shpaloset përmes ideve të dobishme për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi.
Këtë të diel, disa të rinj nga Qendra “Termokiss”, e cila ka për mision këmbimin urban dhe civil, reflektimin dhe ndryshimin, do të mblidhen në këtë qendër për të ideuar projekte, se si do të duken lagjet “Dardania”dhe “Emshiri”, duke përfshirë Kroin e Bardhë dhe Platonë prapa Trokit-it, në Prishtinë.
Erleta Hoti, përgjegjëse e kësaj ngjarjeje, fton të gjithë banorët që kanë ide interesante apo kreative, ti bashkohen të dielën këtij projekti, në mënyrë që të mundësohet një jetesë më e lehtë dhe më e këndshme.
“Me anë të këtij klubi po provojmë të inkuadrojmë sa më shumë njerëz, dhe përmes këtij projekti të promovojmë qytetari aktive, duke ngjyrosur, pastruar, rindërtuar lagjet tona”, tha për Radio KFOR-in, Erleta Hoti.
Në këtë ngjarje janë të ftuar banorët e lagjeve respektive, fëmijët, artistët dhe kushdo që ka interesim dhe ide interesante se si dëshirojnë të duken lagjet e tyre.