Pas suksesit të edicionit të parë, edicioni i dytë i ‘Prishtina Jazz Week’, fillon javën e ardhshme, nga data 4 deri më 7 Mars, ku gjatë kësaj periudhe do të ketë performanca të muzikantëve të njohur ndërkombëtarë, që vijnë nga vendet e ndryshme si: Amerika, Turqia, Hungaria e rajoni. Po ashtu gjatë këtyre katër ditëve sa do të zgjasë ky festival i muzikës jazz, do të organizohen diskutime, shfaqje të filmit për muzikën jazz si dhe punëtori që kanë të bëjnë me instrumentet të cilat përfaqësojnë muzikën e lartpërmendur. Ky festival i cili mbahet në Kino Armata ka për qëllim t’i ekspozoj artistët e rinj kosovar dhe t’i inspiroj ata për të krijuar dhe për ta përmirësuar artin e tyre.