Në Kino ARMATA, në Prishtinë kanë vazhduara aktivitetet për promovimin e kulturave të ndryshme nëpërmes kinematografisë. Nga nesër (6 nëntor) do të fillojë paraqitja e kulturës japoneze nëpërmes filmit që paraqet pjesë interesante nga ky vend. Po ashtu, në kuadër të kësaj jave nesër do të mbahet edhe një koncert, duke filluar nga ora 17:45.
Mbrëmjen do ta hapë ambasadori i Japonisë në Kosovë, Kiyoshi Koinuma. Filmat që do të shfaqen deri më 10 nëntor, janë: ‘Tremble all you want’, ‘Mixed Doubles’ ‘Destiny, the tale of Kamakura’ dhe filma të tjerë.
Të gjithë filmat janë në gjuhën angleze dhe do të shfaqen me titra në gjuhën shqipe.