E përkrahur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, American Corner Pristina dhe Kino ARMATA në Prishtinë, po promovojnë kulturën alternative dhe dialogun shoqëror, duke shfaqur disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve amerikan para publikut Kosovar. Më 17, 18 dhe 20 dhjetor do të shfaqen filmat nga seria “Scorcese 101”, me regji të Martin Scorcese.
Scorcese është i njohur për stilin e tij të errët dhe studioz filmik, duke u konsideruar si njëri prej regjisorëve më të rëndësishëm të të gjitha kohërave.
Të hënën më 17 dhjetor, në ora 20:00 do të shfaqet filmi “Taxi Driver” (1976), i cili do të zgjasë 114 min; të martën, më 18 dhjetor, në ora 20:00 do të shfaqet filmi “Goodfellas” (1990), 145 min., kurse më 20 dhjetor po në ora 20:00, do të shfaqet filmi “The Departed” (2006), 151 min.
Filmat e lartpërmendur shfaqen në gjuhën angleze dhe hyrja në Kino ARMATA është falas.