Edhe këtë vit në Prishtinë do të organizohet parada e krenarisë për të gjithë pjesëmarrësit dhe përkrahësit e komunitetit LGBTI organizuar ‘Centre for Equality and Liberty’. Ceremonia do të fillojë me 8 tetor, duke filluar nga ora 10:00, në Prishtinë.
Java e Krenarisë do të adresojë çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare, të cilët ende përballen me sfida të shumta dhe paragjykime në shumë aspekte.
Parada e Krenarisë synon të fuqizojë personat LGBTI për tu përballur me diskriminimin e përditshmen në Kosovë. Qëllimi i kësaj jave është që të ngriten çështje të rëndësishme për këtë komunitet, poashtu të vetëdijesohet shoqëria për rolin e tyre në shoqëri.
Në kuadër të organizimeve të kësaj jave do të hapen ekspozitat ‘Quein’ nga Majlinda Hoxha dhe ‘TransBalkan’ nga Aleksandar Crnogorac.
Me këtë rast organizatorët do të mbajnë edhe një konferencë me temën ‘Legjislacioni: Mundësitë e shfrytëzuara dhe të humbura’.