Adhuruesit e filmave do të kenë mundësinë që të shikojnë filma të kinemasë bashkëkohore afrikane, që në muajin shkurt, do ti sjell Kino ARMATA në Prishtinë. Kjo është bërë e mundur falë bashkëpunimit me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema. Të gjithë filmat që do të shfaqen në gjuhën franceze, do të jenë me përkthim në gjuhën angleze dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë. Filmat nga seria e kinemasë bashkëkohore afrikane që do të shfaqen në Kino ARMATA mes datave 12 dhe 15 shkurt 2019 përfshijnë:
E martë, 12 shkurt, 19:00h
“L’ARBRE SANS FRUIT” (2016), 52 min.
Regjisor: Aïcha El Hadj Macky
E martë, 12 shkurt, 20:00h
“LA SIRÈNE DE FASO FANI” (2015), 90 min.
Regjisor: Michel K. Zongo
E mërkurë, 13 shkurt, 20:00h
“MAMAN COLONELLE” (2016), 72 min.
Regjisor: Dieudo Hamadi
E premte, 15 shkurt, 20:00h
“LA PIROGUE” (2011), 87 min.
Regjisor: Moussa Touré