Për shumë njerëz muaji janar, është muaji më i gjati i vitit. Me ardhjen e Vitit të Ri, është koha për fillime të reja dhe për shumë kë kjo mund të sjell stres dhe depresion. Janari, si muaji i parë i vitit nga shumë studime, cilësohet si muaji më depresiv i vitit. Njëherësh, e hëna e tretë e këtij muaji, konsiderohet si dita më e pakëndshme. Sipas psikologëve, stresi i shkaktuar tek njerëzit në këtë muaj, vjen për arsye se të gjithë dëshirojnë një fillim të ri, kanë plane të reja, dëshirojnë ndryshime në jetë etj. Por ndikimi vjen edhe nga sezoni dimëror, meqë dimri si stinë ndonjëherë di të jetë edhe i zymtë sepse kemi më pak diell.
Janari ndryshe njihet edhe si muaji më i gjatë i vitit, për arsye se njerëzit shpenzojnë shumë të holla edhe gjatë festave të fund vitit, andaj e kanë vështirë të përballojnë shpenzimet mujore të muajit janar.
Për arsyet e lart cekura, shpresojmë që këtë muaj të janarit, të vazhdoni të relaksoheni dhe të reflektoni me mendime pozitive për të ardhmen.