Pas më shumë se 120 minutave, Italia dhe Anglia nuk arritën të përcaktonin fituesin e finales së Euro 2020, ku gjatë kohës së rregullt dhe vazhdimet rezultati përfundoi 1-1.
Loja vazhdoi me penallti, ku Azzurët ishin më të saktë, duke realizuar tre, për dallim nga Tre Luanët që shënuan vetëm dy.
Tre Luanët e filluan takimin më mirë se që e kishin menduar, duke kaluar në epërsi me anë të Luke Shaw, që u asistua nga Kieran Trippier.
Ky gol i realizuar nga anëtari i Manchester United doli të jetë më i shpejti në histori të finaleve të Kampionateve Evropiane.
Në 45 minutat e dytë, Azzurët e filluan më mirë, duke bërë presion qysh në sekondat e parë.
Nga ky presion i lartë, italianët arritën që t’i barazonin shifrat në 1-1.
Në 15 minutat e dytë të vazhdimeve, loja ishte e fokusuar më shumë në mesfushë, derisa në pjesën ofensivë kishte pasime të gabuara dhe të bllokuara.
Në gjuajtjen e penalltive, Italia ishte më e saktë, pasi shënoi tre gola, për dallim nga Anglia që realizoi vetëm dy gola.